Paraditen e së premtes dhjetëra besimtarë ortodoks të qytetit dhe jo vetëm ndoqën në Kishën “Shën Harallambi “ në Sarandë ceremoninë e Ujit të bekuar, organizuar nga grupi i klerikëve, atashuar pranë saj.
Në këtë ceremoni mernin pjesë besimtarë ortodoks, por edhe besimtarë të fesë myslimane. Merrte pjesë gjuthashtu edhe deputeti i Sarandës njëherêsh mjeku Niko Kuri me familjen. Më pas kortezhi ju drejtua bregut të detit ku dhe u organizua ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë.
Për të garuar në këtë ceremoni ishin në gatishmëri tre të rinj, të cilët u hodhën në ujë për të kapur kryqin që në momentin e parë kur prifti e hodhi atë në ujë. Në këtë garë triumfoi Andrea Baruta nga Derviciani, i cili para kamerës shprehu kënaqësinë që ishte i pari që kapi kryqin, një ëndërr të cilën ai e bëri realitet. Në fund ai uroi që njerëzit të kenë shëndet për këtë vit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI