Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për universitetet.
Në një deklaratë për mediet, drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha se qeveria po tjetërson statusin e universiteteve publike duke i shndërruar në universitete publike të pavarura, ose ashtu siç quhen në VKM, fondacione.
“VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015. Ky vendim asgjëson përfundimisht themelet dhe shtyllat bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon universiteti, asgjëson misionin e universitetit si e mirë publike – që përcaktohet në nenin 1 të Ligjit 80 – duke e parë universitetin si pronë private dhe vetëm si burim fitimprurës”, tha ajo.
Në vijim, Sula tha se përmes kësaj VKM-je universitetet do të rithemelohen.
“Partia Demokratike dënon me forcë këtë goditje fatale të botës universitare dhe është konsekuente në kundërshtimin e vazhdueshëm të të gjithë bazës ligjore me anë të së cilës qeveria shqiptare orvatet të përligjë goditjen më të rëndë e më vdekjeprurëse se çdo goditje të mëparshme”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI