Parkingu nëntokësor me rreth 300 vende në Sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër ka përfunduar në masën 90%. Ministrja Mirela Kumbaro publikon disa foto nga kjo vepër e cila është një zgjidhje shumë e madhe për zonën muzeale të qytetit.

“Që tani ka marrë jetë një hapësirë e rinovuar dedikuar aktiviteteve dhe festave, duke shtuar njëherazi kapacitetin e parkimit pa cënuar mrekullinë e peizazhit të qytetit”, shkruan Kumbaro.
Pritet që në javët e ardhshme parkingu të kompletohet me sinjalistikën e duhur dhe elementë të tjerë të domosdoshëm. Më pas hyrja në të do të tarifohet kundrejt një vlere që siç mëson Argjirolajm.net pritet të jetë 100 lekë/orë. Por do të ketë gjithashtu vende të rezervuara për institucionet publike dhe tarifa të tjera preferenciale për kategori të vecanta si para e tetraplegjikët.



Megjithatë kjo pritet të zyrtarizohet më vonë. Parkingu do të mbetet për 15 vjet në administrim të përbashkët 50% ne 50% mes Bashkisë Gjirokastër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në fund të kësaj periudhe vepra i kalon plotësisht Bashkisë Gjirokastër. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI