Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore solli në vëmendje një nga monumentet e kulturës, që mund të jetë edhe një destinacion interesant për t’u vizituar në fundjavë.
Objekti i përzgjedhur është kisha Fjetja e Shën Marisë në Leusë të Përmetit.
Kisha Fjetja e Shën Marisë në Leusë, Monument Kulture, Kat. I, vetëm 2 km larg qytetit të Përmetit, është e ndërtuar mbi një kodër, e cila lartësohet mbi lumin Vjosë.
Pozicionimi i kishës mes pyjesh, e vesh objektin e kultit me një aureole misticizmi sapo ky i fundit fillon të shfaqet mes gjelbërimit, duke përbërë rast perfekt të harmonizimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrës.
Ndërtimi bazilikal me kupolë përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Objekti i kultit është mjaft i njohur prej ikonostasit të tij të drurit, të gdhendur me mjeshtëri të lartë artistike dhe afresket. Mbishkrimi mbi portën veriore na informon se piktorët e kishës ishin Mihali, Jorgo dhe Jorgo nga Fjonjati. Kisha datohet në shekullin XVIII dhe është ende funksionale për besimtarët. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI