Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi të dielën në mesditë për përkeqësim të motit nga dita e hënë.
Në njoftimin për mediet, DPD thekson se “në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datën për 16-17-18 Janar 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar në orën 01:00 të datës 16 Janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit Shqiptar. Era do të jetë me drejtimin Jug-Jug Perëndim në forcën 6-7 bft deri 8 bft 15-25 m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra”.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për lundrimin e sigurt për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thekson në njoftimin e saj Drejtoria e Përgjithshme Detare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI