Sopranoja shqiptare, e famshme ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho është fituese e Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023, me vlerësimin “Artistja e vitit”.
Në një postim në rrjetet sociale, Ermonela Jaho shprehet se ndihet e nderuar për këtë titull, duke shtuar më poshtë motivacionin: “Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, drejtuar në mënyrë të sigurt e mrekullisht të shkëlqyeshme, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prezenca e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një shkallë të tillë, aq të lartë të identifikimit me rolet e tyre, një vërtetësi kaq të plotë dhe emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”.
Prej vitesh Ermonela Jaho korr suksese njëri pas tjetrit, në skenat e teatrove më prestigjioze të botës.
Padyshim ajo është modeli i njeriut që ngrihet me punë dhe ambasadore ekselente e kulturës shqiptare në botë.
Vetëm pak ditë më parë ajo pati suksesin e radhës në Metropolitan Opera të Nju Jorkut, me rolin e Violetës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI