Një shqiptar është arrestuar në Greqi, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e një 47-vjeçari në Kallamatë mëngjesin e së premtes. Shqiptari është ndaluar dhe po shqyrtohet nëse është një nga dy personat që udhëtonin në makinë, e cila i bllokoi rrugën motoçikletës së viktimës.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e të dyshuarit të dytë, ndërsa më herët makina e autorëve ndodhej në fshatin Kitries të Manit Perëndimor. Kujtojmë se paraditen e djeshme të së premtes dy persona të panjohur të hipur në një makinë i janë afruar 47-vjeçarit i cili lëvizte me motor. Pasi i kanë bllokuar fillimisht rrugën me automjetin e tyre, më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar.
Ata u larguan nga Solonos me shpejtësi të madhe, duke lënë viktimën e tyre të mbuluar me gjak dhe të plagosur rëndë në asfalt.///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore