
Koncesioni i Butrintit rihapi debatet mes deputetëve të opozitës dhe qeverisë këtë të hënë në Komisionin Parlamentar të Medias. Deputetja, Ina Zhupa, i kërkoi Ministres së Kulturës, Elva Margariti, sqarime për mënyrën se si u përzgjodh anëtar i Bordit të koncesionit, Richard Hodges, një individ antishqiptar sipas saj.
Margariti nuk pranoi të flasë për emrat e Bordit por tha se ata nuk marrin asnjë lek nga shteti.
Ina Zhupa: Cila ishte metoda e vlerësimit që ju si Ministri, ose si Ministre se nuk e di si ka funksionuar, përdorët për të çuar në përzgjedhjen e zotit Richard Hodges si anëtar i Bordit Ekzekutiv të Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit? A do të ishte e mjaftueshme nëse unë do ju vija në dispozicion botimet antishqiptare të këtij anëtari të Bordit? Margariti: Bordi i Butrintit merr zero lekë. Anëtarët e Bordit zero lekë, e shkruar në çdo marrëveshje.
Zhupa foli dhe për Parkun Arkeologjik të Finiqit si dhe kërkoi informacione për restaurimin e 2 monumenteve në Shkodër. Margariti iu kundërpërgjigj deputetes së opozitës, duke i kujtuar investimet e qeverisë së PD. Zhupa: Kush është projekti juaj për Parkun Arkeologjik të Finiqit? Ministria juaj jeni aktualisht në prokurori për dy restaurime të kryera në Shkodër, Kafen e Madhe dhe Gjuhadolin. Sa na kanë kushtuar këto ne?
Margariti: Më thoni ju se çfarë investimesh janë bërë më parë në Shkodër? E bëtë ju Muzeun Marubi, e restauruat ju Pedonalen? Shqetësime në Komision u ngritën edhe për kalanë e Libohovës dhe për ndërhyrjen në kishën e Shirgjit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI