Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata me origjinë verilindore.
Moti parashikohet me kthjellët me vranësira të pakëta deri në mesatare kryesisht ne relievet malore të vendit dhe në orët e mbrëmjes. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 – 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era me shpejtësi deri në 6 – 9 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/9 | diell |
| Kukës | -3/6 | diell |
| Lezhë | 1/11 | diell |
| Dibër | -4/6 | diell |
| Durrës | 2/13 | diell |
| Tiranë | 2/13 | diell |
| Elbasan | 1/13 | diell |
| Berat | 0/13 | diell |
| Vlorë | 4/13 | diell |
| Korçë | -4/5 | diell |
| Gjirokastër | -2/12 | diell |
| Sarandë | 3/13 | diell |
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë