Ashtu si javën e kaluar edhe sot seanca parlamentare u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Grupi i deputetëve të Alibeajt kërkuan një interpelancë me kryeministrin Rama, por ky i fundit nuk ishte i pranishën dhe siç njoftoi kryetarja e Kuvendit, kreu i qeverisë ka deleguar ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga radhët e deputeteve demokrat, të cilët kërkojnë Ramën dhe jo ministren.“Nuk dua interpelancë me një kryeministër hije”, tha Gazment Bardhi.Nga ana tjetër, u hodh në votim kërkesa për mocion me debat me kreun e qeverisë, i kërkuar nga deputetët që mbështesin Sali Berisha. Por kjo kërkesë u hodh poshtë. Edhe kjo shkaktoi reagime te ashpra, duke bere qe deputetet e PD te perplasin duart ne tavolinë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI