Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Greqi mëngjesin e ditës së sotme. Sipas mediave greke i riu shqiptar i cili banonte ilegalisht në Greqi, akuzohet për një vjedhje të ndodhur më 26 shkurt 2022 në një market, ku nga pamjet filmike u zbulua se ishte maskuar dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë nga arka e subjektit në pronësi të një 60 vjeçari, xhiron ditore.

Gjithashtu, në orët e mbrëmjes së datës 30.03.2022, i arrestuari ka hyrë në të njëjtin market dhe me kërcënimin e thikës i ka kërkuar para një punonjëseje tjetër të dyqanit, por ajo ka reaguar, e për pasojë shqiptari është larguar me vrap duke mos arritur të vjedhë gjë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI