Zymer Bytyqi është bashkuar me Olympiacos. Gjigandi nga Greqia ka njoftuar marrëveshjen me sulmuesin kosovar, nëpërmjet disa fotografive në rrjetet sociale. 26-vjeçari i lindur në Sint-Truiden të Belgjikës vjen nga Konyaspor, ekipi nga i cili u largua pak muaj para përfundimit të kontratës. Bytyqi ka dhënë kontributi ne tij për ekipe të ndryshme si Sandnes Ulf në Norvegji, apo edhe Salzburg në tokën austriake.



Te Olympiacos janë të bindur se kanë bërë një operacion të kënaqshëm dhe tashëm fjalën do e ketë fusha e lojës. Ekipi nga Pireu synon që këtë sezon të fitojë trofe, pasi grupi është mjaft i fortë.///
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje