Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me kryetarët, sekretarët dhe grupet e punës së degëve të Tiranës. Në fjalën e tij, Berisha akuzon kryeministrin Rama për shpalljen e tij ‘non grata’.
“E vërteta është se McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vazhduan deri nga mesi i vitit 2021. Lulzim Basha i paditur për larje parash, ra tërësisht në mëshirën e Edi Ramës dhe ai, në kundërshtim me çdo ligj, i mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, njeriun ndër më të fuqishmit të FBI-së, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës. Ky që urren kundërshtarin bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën”, tha ai.
Në takim, Berisha foli për lirinë e votës, demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri, që sipas tij është i rrezikuar.
Berisha theksoi se, “përballemi me një armik të egër të votës së lirë, të opozitës, demokracisë, pluralizmit. Ne kemi përballë një njeri, i cili, siç dëshmuan për çdo shqiptar, zhvillimet e fundit, nuk njeh asnjë kufi, asnjë moral, asnjë normë, në përpjekjet e tij për të shkatërruar opozitën shqiptare. Aktet e tij janë ndër aktet më kriminale. Ai, që në vitin 2017, pasi futi në xhep mandatin e dytë, u tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë se si do të qeveris, do të qeveris pa opozitë”.
“Edi Rama është një armik i egër i demokracisë. Unë ju garantoj ju se po të studioni vetëm qëndrimet e tij në parlament, po ta ndiqni, nuk ka qëndrime më antikushtetuese, antidemokratike, ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin”, tha më tej Berisha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI