Shqipëria tashmë është kthyer në destinacionin e preferuar dhe të blogerëve të huaj të udhëtimeve.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjete sociale udhëtimin e dy blogerëve të huaj që mes vendeve evropiane që sugjerojnë të vizitohen në guidën e tyre kanë zgjedhur dhe Gjirokastrën.
Kumbaro tha se, “kjo fillim fundjave nis me udhëtimet e Hannah dhe Nick, dy blogerët e njohur të udhëtimeve që sugjerojnë 5 qytetet europiane ku ndihesh si në përrallë dhe përrallën në Shqipëri e gjetën në Gjirokastër”.
Ndër destinacionet më të preferuara për turistët janë Pazari karakteristik, kalaja e Argjiros, banesat karakteristike të Zekatëve, Skëndulajve, Parku Natyror i Viroit apo vlerat e trashëgimisë kulturore në njësitë administrative si Parku Arkeologjik i Antigonesë, objektet e kultit.
Gjatë vitit 2022 bashkia e Gjirokastrës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike për promovimin e vlerave të folkut, traditës, etj.
Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.
E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI