Dalin pamjet rrëqethëse pas tërmetit me magnitudë 7.4 Rihter që goditi rajonin juglindor të Turqisë dhe disa provinca në Siri në orët e para të mëngjesit.Pallate të shkatërruara, njerëz të gjakosur dhe ekipe shpëtimi në punë, janë imazhet tronditëse që vijnë nga Turqia në këto momente kur raportohen mbi 300 viktima dhe qindra të lënduar.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e civilëve nga rrënojat, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë.Sipas raportimeve, lëkundjet kanë qenë shumë të fuqishme sa janë ndjerë dhe në Izrael, Liban dhe Qipro.
Shumë vende fqinje kanë ofruar ndihmën e tyre për Turqinë në këto momente të vështira dhe kanë dërguar ekipet e tyre të kërkim-shpëtimit.///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët