Sipas raporteve zyrtare të publikuara sot, numri i përkohshëm i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën tani tejkalon 8 700 persona.
Në Turqi, 6 234 trupa janë nxjerrë nga rrënojat sipas AFAD-it, një organizatë turke ndihmash, dhe 2 470 të vdekur janë në Siri, sipas autoriteteve dhe mjekëve.
Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, nga ana e tij, njoftoi se 380 500 persona të prekur u strehuan në konviktet e Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve.
Oktay tha se një personel prej 3 294 personash të kërkim-shpëtimit arritën në Turqi nga Azerbajxhani dhe Rusia.
”Ne po dërgojmë në Hatay mbi 1 600 ekipe shtesë të kërkim-shpëtimit, si nga jashtë ashtu edhe nga vendi”, tha ai.
Drejtori i përgjithshëm i tërmeteve dhe reduktimit të rrezikut në AFAD, Orhan Tatar, tha se rreth 5 775 ndërtesa u shembën nga tërmetet.
Ai po ashtu theksoi se zona e ndikimit të tërmeteve mbulon afër 110 000 kilometra katrorë.
Ndërkaq, ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, tha se rreth 13,5 milionë qytetarë janë të prekur drejtpërdrejt nga tërmeti.//PARIS, 8 shkurt /ATSH-AFP-AA/ //
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI