Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe koordinimi i fondeve në drejtim të prioriteteve strategjike, ishte në fokus të një takimi që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama me komunitetin e donatorëve.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale, foto të këtij takimi, ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe ministra të kabinetit qeveritar.

“Kazerma e Cerenit, Tiranë – Një ditë pune me të gjithë komunitetin e donatorëve, për Vizionin ‘Shqipëria 2030’ dhe koordinimin e të gjitha forcave e fondeve në drejtim të prioriteteve strategjike”, shkruan Rama.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror