Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët e me shtim vranësirash në orët e mbrëmjes. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 – 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5 – 8 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/15 | Diell re |
| Kukës | 1/11 | Diell re |
| Lezhë | 1/17 | Diell re |
| Dibër | -1/12 | Diell re |
| Durrës | 6/16 | Diell re |
| Tiranë | 4/17 | Diell re |
| Elbasan | 4/17 | Diell re |
| Berat | 2/17 | Diell re |
| Vlorë | 6/16 | Diell re |
| Korçë | -2/12 | Diell re |
| Gjirokastër | -0/15 | Diell re |
| Sarandë | 7/18 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI