Vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për periudhën 1 shkurt -28 shkurt 2023 kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër bën të ditur se, “1,745 vizitorë u regjistruan këtë shkurt ose 895 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022”.

Kalaja e Gjirokastrës është një ndër më të mëdhatë në Ballkan dhe mbetet atraksioni kryesor turistik i qytetit. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Kalaja ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj.


Zbulimet arkeologjike në zonën e kështjellës, tregojnë se ky vend është jetuar që nga shekulli i IV-V. Sipas historianëve muret e parë të këtij fortifikimi mund të jenë ndërtuar pas rënies së Hadrianopolisit. Por muret e para të qytezës u ndërtuan në shekullin e 12-13. Kalaja u ndërtua fillimisht si një pronë tipike feudale të kohës, nga familje të pasura, që donin të ishin të sigurta dhe të mbroheshin nga luftrat e ndryshme. Më vonë ajo u kthye në një qendër të banuar për shumë familje të tjera.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI