SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

GREQI – Arrin në 57 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor

– Ka shkuar në 57 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave që ndodhi në linjën Athinë-Selanik, konfirmoi zëdhënësja e policisë greke, Konstantia Dimoglidou. Dimoglidou tha se 48 persona janë ende në spital.

Ajo shtoi se të afërmit dhe miqtë kanë shpallur 56 persona të zhdukur.

Personi i 57-të, mes të vdekurve të konfirmuar, duket se nuk është shpallur i humbur nga askush.

Eshtrat e të gjithë viktimave të aksidentit po transferohen në spitalin e Larisës, ku po bëhet identifikimi me metodat e ADN-së.

Përplasja ndodhi vonë të martën në mbrëmje pranë Tempit, në Greqinë Qendrore, midis një treni pasagjerësh që udhëtonte në veri dhe një treni mallrash që udhëtonte në jug në të njëjtën linjë.

Një dispeçer trenash në Larisa është arrestuar.///

error: