Një drejtues kamioni ka humbur jetën sot në Sarandë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes aksidenti ndodhi në mesditë, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3. kur Veli Seiti ka dalë nga automjeti tip kamion, por është aksidentuar duke humbur jetën pasi kamioni është përmbysur duke e zënë poshtë.
Policia sqaroi se shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin 53 vjeçarin, i cili si pasojë ka humbur jetën./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar