Gjimnazi “Hasan Tahsini” me histori 63 vjeçare organizoi një takim falënderues me donatorët për rinovimin e muzeut.

Në këtë aktivitet organizuar në kuadër të 7 Marsit, Festës kombëare të Mësuesit, ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj, deputeti Niko Kuri, kryetarja e PD Dega Sarandë Manjola Nikollo, intelektualë, drejtues të disa institucioneve, etj,.
Drejtorj e këtij institucioni Leni Barka dhe Xhorxhi Vasili, ish mësues e drejtues i këtij gjimnazi dhe bashkautor i Muzeut, falenderuar kontributoret që mundësuan punën për rinovimin e Muzeut të shkollës.
Kryebashkiaku Adrian Gurma gjatë fjalës përshëndetëse falenderoi kontributorët për rinvimin e

këtij institucioni të kujtesës të shkollës ikonike me emër “Hasan Tahsini”. Përshëndeti në këtë takim edhe Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj , deputeti Niko Kuri, drejtorja e Zyrës Arsimore, Majlinda Vaso, etj,.
Disa nga donatorët e Muzeut ishin: Genc Sulo, Malo Mane, Hamdi Previzi, Flamur Oruçi, Mitat Karalliu , etj,.

Veprimtaria vijoi me ndarjen e disa çertifikatave Mirënjohje për donatorët dhe një vizitë në mjediset e Muzeut të rinovuar të gjimnazit “Hasan Tahsini” /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI