Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot takim me gra demokrate të Tiranës.
Alibeaj theksoi se, gratë demokrate janë të vendosura për të vazhduar rrugëtimin drejt një shoqërie të vlerave demokratike.

“Dita nuk mund të kalonte pa u takuar me zonjat demokrate të Tiranës. Së bashku me deputete të PD kaluam çaste të gëzuara dhe folëm për rolin dhe forcën e grave shqiptare. Për mençurinë dhe guximin që kanë treguar në këtë periudhë të vështirë për Shqipërinë. Ku vështirësitë kanë qenë më të mëdha për gratë dhe vajzat që kjo qeveri i ka nëpërkëmbur me politikat që ka ndjekur”, u shpreh ai në një reagim në rrjetet sociale.

Sikundër, shtoi Alibeaj, “nuk mund të linim jashtë vëmendjes dhe vështirësitë që po kalon shtëpia jonë politike”.
“Zonjat demokrate, gra të forta dhe profesioniste të nderuara janë të vendosura për të vazhduar rrugëtimin drejt një shoqërie të vlerave demokratike dhe një partie që do të sjellë ndryshimin. Të gjithë së bashku, me vlerat tona më të mira do ta kapërcejmë këtë vështirësi për të përfaqësuar më të mirën e shoqërisë tonë”, u shpreh ai.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.