Ronald Bejko thotë se ftesa e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e demokratëve është e sinqertë. Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se në një nga mbledhjet e organizuara nga Aliebaj, ku vetë ishte i pranishëm, ka parë që njerëzit janë të interesuar për bashkimin e Partisë Demokratike e jo për interesat e tyre personale.
Sipas Bejkos, jo vetëm Partia Demokratike, por e gjithë opozita duhet të dalë me kandidat të përbashkët për çdo bashki në zgjedhjet e 14 majit.
“Ne nuk e kemi mundësinë si opozitë që të fitojmë zgjedhjet të ndarë. Edhe të bashkuar, në zgjedhjet e dy viteve më parë, ne mbetëm në opozitë. Ftesa është e sinqertë. Unë isha pjesë e mbledhjes dhe vura re që të gjithë ishin të interesuar për bashkimin. Nuk ishin të interesuar për interesat e veta personale, edhe ata të cilët tashmë janë bërë publik si emra nga pjesa e zotit Alibeaj, pra nga pjesa e Partisë Demokratike. Ne, për hir të bashkimit, themi të vijnë, të bashkohemi dhe të dalim me kandidat të përbnashkët. Jo vetëm Partia Demokratike, por e gjithë opozita”, theksoi ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI