Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit me kryetarin e grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha në selinë e PD, deklaroi se opozita është e bashkuar për ndryshim në zgjedhjet e 14 majit.
Në një prononcim për mediet, Meta tha se opozita do të jetë bashkë në zgjedhjet e 14 majit.
“Bashkë për ndryshim për të çrrënjosur monizmin nga pushteti vendor dhe njëherë e përgjithmonë për të rikthyer llogaridhënien. Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Shumica dërrmuese e të gjithë këshillave bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar”,-tha Meta.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI