SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: SPAK vendos në sekuestro preventive bazën ushtarake në Limion

Nga Edison VATNIKAJ

SPAK ka vënë nën sekuestro preventive bazën detare në Sarandë në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave të ushtrisë.  Veprimet pasuan marrjen në pyetje të ish-shefit të Shtabit, aktualisht deputet i PS, Bardhyl Kollçaku, dhe denoncuesin e aferave të pretenduara ish- zëvendëskomandantin e  Forcave Detare, Artur Meçollari.

Baza detare e Limionit në Sarandë është vendosur nën sekuestro preventive nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur në kuadër të verifikimeve për akuzat e tjetërsimit të pronave të ushtrisë.

Ky veprim i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar nga ish-zëvendës shefi i Forcave Detare, Artur Meçollari, i cili fliste për privatizimin e pronave të ushtrisë dhe synon ndalimin e tjetërsimit të pronës.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS, Bardhyl Kollçaku, u mor në pyetje për gati tre orë në SPAK në kuadër të hetimeve për këtë denoncim.

Kur u la i lirë, ai nuk foli për mediat, duke u justifikuar se nuk mund të prishte sekretin hetimor.

Ndërsa deoncuesi Artur Meçollari kur la prokurorinë tregoi se është pyetur në cilësinë e kallëzuesit për prizatizimin e portit të Sarandës.///

.///

error: