Gazeta e njohur granceze “Les Echos” i ka kushtuar një reportazh lumit të Vjosës, i cili do të shpallet këtë vit Park Kombëtar. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale reportazhin e publikuar në gazetën francize, e cila e cilëson Vjosën “Përrallë ekologjike”
“Përrallë ekologjike” e quan Vjosën një prej gazetave më të njohura franceze, “Les Echos” që i ka kushtuar këtë reportazh mrekullisë sonë natyrore, e cila do të shpallet Park Kombëtar dhe viti 2023 do të jetë “Viti i Vjosës”, theksoi Rama.
Në 13 qershor të 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.
Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI