Një sinjal pozitiv ka ardhur sot nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Mësohet se mazhoranca është dakordësuar në lidhje me një nga propozimet e Opozitës. , që ka të bëjë me shkurtimin e periudhave zgjedhore.
Tryeza për Reformën Zgjedhore ka pranuar që zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori – 15 nëntor.
Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim.
Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar.
Opozita propozoi shkurtimin e periudhave në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI