SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 OPINION. Na mbyti politika! Në platformën tokësore të RTSH-s  nuk ka kanale argëtuese.

Nga Elida GOREA.

Në ekranet tona televizive po mungojnë kanalet të një zhanri tjetër kulturor ose muzikor.

Po e fokusoj platformën tokësore të RTSH, Radio Televizioni Shqiptar një media shtetërore e cila dhe shumë televizioneve të vogla që në fillimet e diguitalizimit të kalimit të kanaleve nga analogue ne digital ju ka rritur pagesën për transmetimin e tyre në tokësorin qe është një platformë e përdodur nga një masë e gjerë njerëzish dhe e vetmja nga platformat qe nuk ka nevojë dhe për abonime e dekodera për të ndjekur kanalet televizive kombëtare.

Po vecoj një problem që mendoj se ka një interes pubik. Ne kete platforme tek RTSH e kanaleve tokesore nuk po gjejme një kanal muzikor qe prej gati dy apo  tre vitesh. Ndërkohë, kanale lokale qe i kanë çuar kanalet e tyre nga shërbimi tokësor tek shërbimi satelitor, iptv, kabllor ose OTT per te mos paguar detyrimet e larta prej gati 2 milion lekëve që kërkon RTSH nga televizionet. Tarifë mendojmë e paarsyeshme dhe abuzive.

Vetem gjate muajit Shkurt eshte rikthyer nje kanal muzikor me emrin INtv Albania që është rifutur serish aty pas vitesh. Por mungojnë kanalet me këngë popullore dhe muzikë të disa rrymave të caktuara dhe lokale duke veçuar: Elrodi TV AdriaNet TV Adria Net TV 2000 , BBF Music te cilat jane larguar nga kjo platforme per shkak te atyre pagesave te majme qe Televizioni publik kerkon.

 Ky institucion ka nderprere dhe aplikacionin duke larguar kanalet si radio dhe si tv prej aty si: Komplet RTSH, AdriaNet, Elrodi TV dhe Premium Channel dhe nga radiot: komplet Radio Tirana dhe Club FM. Kanale te cilat duhet te ishin ne transmetim sepse e kane dhe detyrim ligjor.

Jane shtuar kanalet politike pa limit dhe nuk po kemi diçka ndryshe të ndjekim tek kjo platforme veç In TV qe eshte futur këtë muaj.

Kanalet politike vetem na japin informacione për politikën dhe është bërë të mos ta ndezësh më televizorin për shkak se dhe njerëzve nuk ju pëlqen politika ndonëse i detyrojnë me këtë “ushqim”. Veçojmë Syri TV, Shijak TV, CNA TV, City TV, Report TV, Panorama TV qe po na japin vetem politike dhe jo programe te ndryshme. Shijak TV ka pas dhënë të tilla  programetë munguara sot por tani nuk jep më. Jep vetem politike duke përkrahur një forcë partiake.

Duhet që të gjithë se bashku te kërkojmë të kemi në listat e kanaleve të RTSH-s edhe kanale të tjera vec atyre politike, të një zhanri tjeter që të kemi çfar të ndjekim e të argëtohemi. Të ulë tarifat RTSH-ja e mos të abuzojë më. Nga ana tjetër vetë keto televizione ta ngrenë zërin ndaj këtij abuzimi. /sarandaNews.al///

error: