SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Krifca: Gati ndryshimet ligjore për certifikimin e njësive agroturistike

Nga Etleva XHAJANKA

Agroturizmi ka transformuar ofertën turistike të Tiranës, që është shtrirë tashmë edhe në zonat rurale përreth kryeqytetit, duke impaktuar punësim dhe më shumë të ardhura ekonomike për familjet e këtyre zonave. Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në takimin që zhvilloi, bashkë me krybashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me sipërmarrës të bujtinave dhe agroturizmeve në kryeqytet.

“Jam e kënaqur që jam sot këtu me ju dhe kjo për faktin jo vetëm në impaktin që ka patur agrotruzimi në ekonominë e kryeqytetit, ku padyshim jemi të gjithë dëshmitarë që ka tranformuar ofertën turistike të Tiranës , që nuk është më vetëm në qendër të Tiranës por edhe në zonat përtej saj”, tha Krifca.

Ministrja u ndal në konceptin e agroruzimit si një indikator i rëndësishëm në ekonpmim e vendit dhe ekonominë bujqësore.

“Diversifikim i fermave ka qenë një nga politikat që ne si qeveri socialiste e kemi miratuar në 2018 bashkë me një paketë fiskale të posashme për të inkurajuar zhvillimin e agroturizmit.Investimet në agroturizëm janë mbështetur nga politika fiskale lehtësuese, ndërkohë që paralelisht, qeveria ka adresuar edhe programe për mbështetjen me grante e financime për startup- et e reja në këtë sector apo edhe për ata që shtëpitë e tyre kanë dashur t’i kthejnë në bujtina e fermat në pika agroturistike”, theksoi Krifca.

Ministrja tha se, sot të regjistruara kemi 280 subjekte agroturitike, 75 nga të cilat janë mbështetur financiarisht nga buxheti i shtetit apo progarmet e ndryshme me donatorët, duke përfituar deri në 50% grant të vlerës së investimit në këtë sektor.

Mbështetja për investimet në agroturizëm ka krijuar sot modele që po joshin sipërmarrjet e reja në këtë sektor.

Krifca vlerësoi rolin dhe punën e subjeketeve agroturistiek, që siç tha ajo, “ kërkon shumë mund dhe përpjejke”, teksa shtoi se, e gjithë kjo ofertë ekonomike që ju i ofroni vizitorëve ka të bëjë me indentitetin personal tuajin që ndërthuret fort me traditën, kulturën e trashigiminë e zonës, duke u bërë unik në ofertën agroturistike që i ofroni vizitorëve dhe turistëve të huaj.

Krifca shprehu angazhim për ta forcuar më tej këtë segment të diversifikimit ekonomik në fshat, përmes investimeve që konsolidojnë identitetin unik të agroturizmeve në Shqipërinë rurale.

“Jemi bashkë me Shoqatën e Agroturizmit në Shqipëri në këtë rrugëtim për ta forcuar më shumë këtë segment të diversifikimit ekonomik në fshat, për të ofruar më shumë standarde, investime, garantim të certifikimit të strukturave, por dhe të prodhimeve tipike në aspektin e sigurisë ushqimore, prodhime që identifikojnë dhe i japin identitet unik zhvillimit rural në Shqipërinë rurale”, tha ministrja.

Krifca theksoi se në mbështetje të këtij sektori do të adresojmë ndryshime në bazën ligjore për certifikimin e njësive agroturistike.”Jemi gati ta paraqesim në Qeveri për miratim si një mbështetje tjetër që i vjen në krah të zhvillimit të agroturizmit, punësimit dhe rritjes ekonomike”, theksoi ministrja.///

error: