Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë në kreqytetin helen Athinë, një vizitë dy ditore, 20 dhe 21 mars, gjaë së cilës ai pritet të hapë një ekspozitë me pikturat e tij.
Ndonëse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Rama pritet të zhvillojë një drekë pune me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Në këtë takim do të jetë e pranishme edhe ministrja Olta Xhaçka, ndërsa një temë diskutimi mund të jetë edhe çështja e detit, pasi ende nuk është arritur konsensusi mes dy vendeve.
Me datë 20 pritet të hapet edhe ekspozita e Ramës në “Zapion Megaro”, në të cilën do të shoqërohet edhe nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis, që më pas do të kenë së bashku edhe një darkë.
Takime pritet të ketë edhe me kryetarin e parlamentit helen Kostas Tasulas, si edhe me presidenten Kateriana Saqelaropoulu. Në ditën e fundit të vizitës, më 21 mars, Rama do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik të Delfit.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.