Asambleja e PS në Vlorë ka votuar ditën e sotme mes dy kandidatëve për kryetarë bashkie, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Pas votimit, mësohet se fitues është Ermal Dredha, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Vlorës nën siglën e PS. Dredha mori 199 vota, ndërsa Velaj 50 vota. 1 votë u shpall e pavlefshme.
Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci.
Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI