SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Arrestohet 46 vjeçari që ishte shpallur në kërkim. U dënua për vjedhje në supermarketin ku ishte punësuar

Policia e Sarandës arrestonjë person që ishte shpallur në kërkim. dhe që ishte dënuar për vjedhje në supermarketin ku ishte punësuar.

Policia vuri ne dukje se ” Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Taulant Rrapaj, 46 vjeç, banues në Sarandë. 46-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 22.11.2021, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Ky shtetas, në vitin 2021, ka vjedhur mallra të ndryshëm, në një supermarket, në qytetin e Sarandës, ku ishte i punësuar, të cilat më pas i shiste për të përfituar vlera monetare.///

error: