Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Sarandë kallëzoi penalisht kreun e PS-së Eleron Gjoni, për pengimin e tij të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Mësohet se objekti i kltij kallzimi ësht[: Pengimi i subjekteve zgjedhore, pengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore.
“Askujt mos t’i shkojë ndërmend se mund të pengojë vullnetin e lirë të firmëtarëve që kanë besuar kandidaturën time. Falenderoj të gjithë ata qytetarë të cilët i kanë rezistuar makinacioneve dhe presionit të pushtetit për të tërhequr firmën. Të gjithë ata që janë përfshirë në këto akt do të jenë subjekt i ligjit për krime zgjedhore. Kandidimin tim për bashkinë e Sarandës dhe vullnetin e atyre mijëra qytetarëve të lirë që më mbështesin nuk do ta ndalojë askush. Më poshtë keni dhe lajmin për kallëzimin e bërë prej meje ndaj personave të cilët do të mbajnë përgjegjësi. Beteja vahzdon dhe drejtësia do të vendoset në vend, drejt një gare të lirë dhe të ndershme për 14 maj!?-shprehet ne faqen e tij ne FB Merkuri.
Shpërdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore – Detyrimi ose kërkesa drejtuar shtetasve, nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore. për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor, për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, për të mbështetur ose jo një parti politike ose një kandidat në zgjedhje, ose për të votuar në një mënyrë caktuar.Shpërdorimi i detyrës dhe kërcenimi, ushtrimi i dhunës psikologjike dhe shantazhit të kryer nga funkionarë publikë.,ertj,.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll