Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve për shkelje të ndryshme rrugore, Policia Rrugore Vlorë njofton se, ka arrestuar 6 drejtues mjetesh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; janë pezulluar 38 leje drejtimi, nga të cilat 28 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 5 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.


Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI