Gjysma e parave të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit do të vihen në dispozicion për mbjelljen e fidanëve. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës që mbajti në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, me qëllim uljen e nivelit të karbonit.
“Jemi para zgjedhjeve dhe do të marrim vendim se duke qenë se gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të gjitha takimet e mitingjet tona do të jenë vetëm për mbjellje dhe paratë e fushatave do të shkojnë për mbjellje. Mendoj që kjo do të jetë fushatë me zero karbon për gjysmën e saj.
Duke qenë se fushata fillon me 14 Prill dhe mbaron me 14 Maj, duke qenë se është koha e fundit për të mbjellë fidanë paratë e fushatës për podiume, mitingje, mikrofona, ndotje akustike do t’i bëmë në dispozicion të blerjes dhe mbjelljes së fidanëve. Pastaj dy javët e fundit do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë.
Mbase do ta marrin edhe vendet e Evropës këtë model.”, u shpreh Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI