Të gjitha drejtoritë rajonale të Trashëgimisë Kulturore po punojnë në prag të sezonit turistik për sistemimin e infrastrukturës që të çon në monumentet e kulturës.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar në rrjetet sociale foto nga puna që po kryejnë punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Gjirokastër në sitet kulturore.
“Punonjësit e DRTK Gjirokastër, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit kanë ndërhyrë për hapjen, sistemimin dhe pastrimin e rrugës që të çon në “Manastirin e Spilesë”, si dhe vendosjen e tabelave orientuese që të çojnë pranë këtij monumenti”, shkruan Margariti.
Manastiri i Spilesë, është vetëm 2 km larg parkut të Antigonesë në fshatin Saraqinisht. Nga gjithë manastiri ka mbetur vetëm kisha, një objekt 400-vjeçar, i ndërtuar në shek e XVI. Nuk është vetëm kisha, por edhe një kompleks shpellash pranë tij.

Në territorin e Manastirit të Spilesë i kanë rezistuar kohës dy kisha. E para është kisha e Shën Mërisë, që është e dekoruar në të gjithë hapësirat murale me afreske me motive biblike.
Ndërkohë, Kisha e Shën Kollit, vendosur në një shpellë që gjendet në faqen shkëmbore në lartësinë rreth 30 metra. Kjo shpellë sipas gojëdhënave të vendasve ka shërbyer si vendflijim i eremitëve. Për këtë arsye ajo quhet Shpella e Eremitëve dhe aty gjenden të shpërndara eshtrat e eremitëve të vetësakrifikuar.///
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër