Nga Etleva XHAJANKA
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, i bëri thirrje fermerëve të vënë në përdorim “Portalin e Fermerit”, si instrumenti unik digjital, që u mundëson informacione utilitare në kohë reale mbi çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentat e financimit, kujdesin veterinar, ofertën e farmacive bujqësore, tipologjinë e grumbulluesve, mundësitë e tokave me qira, legjislacionin në fuqi e shumë informacione të tjera.
Portali i Fermerit si instrument digjital në mbështetje të fermerëve, blegtorëve dhe gjithë njerëzve të sektorit rural informon në mënyrë transparente mbi: Çmimet e produkteve në tregjet e shumicës të përditësuara çdo ditë.
Skemat e mbështetjes, si dhe informacion për instrumentat e financimit në bujqësi.
Laboratorët ku kryhen analizat ushqimore apo ato të tokës, së bashku me tarifat dhe disponibilitetin e shërbimeve të ofruara.
Informim të plotë me gjeolokacion mbi prodhuesit, agropërpunuesit, thertoret, farmacitë veterinare, farat dhe fidanët, bletarinë e shumë të tjera. Informacion mbi tokat me qira, si dhe kuadrin rregullativ e ligjor që rregullon bujqësinë.
Modelin e agroturizmit si një model suksesi të zonave rurale shqiptare.
“Informim në kohë reale për të parandaluar efektet e motit në bujqësi sipas zonave të caktuara dhe masat që duhen ndërmarrë. Portali është i aksesueshëm edhe si nje app në platformat Google Play dhe në App Store nga ku mund të shkarkohet lehtësisht nga çdo pajisje celulari.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI