Stomatologu i njohur Jani Bilero promovoi sot në Sarandë ribotimin e librit ‘Dhëmbët tanë ‘ në bashkëpunim me degën e Ambasadorëve të Paqes’.
Gazetari dhe krijuesi Panajot Boli e cilësoi librin “Dhëmbët tanë” si një botim me vlera, që të dhënat e shkencës i transmeton me gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme edhe nga fëmijët dhe i vendos në situata e në mjedis real, shoqëruar edhe me material ilustrativ, që flet.
Nga ana e tij autori Jani Bilero spjegoi përse ky libër është i dobishëm dhe duhet të zerë vend në bilbiotekën e nxënësit.

Veprimtaria kulturore e organizuar ne lokal ‘La Banana’ u gërshetua me interpretime te artistëve të rinj ku spikatën Skajla Beqo me potpurinë e interpretuar me nivel artistik (fituese e çmimin të parë, në Festivalin Kombëtar i Këngës së Vjetër Popullore, në Durtës, loja magjike e violonistit Martin Xuxi(sot student në Kolegjin “The Purcell School of Music” në Londër)., etj,./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI