Pas kallëzimit në Policinë e Sarandës si i humbur i një 45 vjeçari dhe i një shtetasi tjetër 52 vjeçar kanë nisur hetimet.
Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L. Th., 52 vjeç, banues në Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë për të dyja rastet kanë referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve F. S dhe L. Th. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë verifikimet dhe kontrollet në terren, për gjetjen e këtyre shtetasve./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI