Në çdo bashki bregdetare të vendit gjatë sezonit turistik të këtij viti do të ketë stacione të përcaktuara ankorimi për mjetet lundruese, me qëllim ekonomik dhe turistik.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se, vazhdojnë përgatitjet e sezonit turistik veror, ku shumë të rëndësishme janë stacionet e ankorimit për mjetet lundruese me qëllime turistike dhe argëtimi, si masë thelbësore për sigurinë në det.
Kumbaro sqaroi se, “çdo mjet i tillë detar do ta ketë të përcaktuar korridorin e lëvizjes dhe vendin e ankorimit”.
Ministrja Kumbaro u shpreh se, “aplikimet për menaxhimin e përkohshëm të stacioneve të ankorimit për çdo bashki janë hapur sipas një procesi transparent të koordinuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.
Ky është viti i parë që në bashkitë bregdetare të vendit, si Vlora, Saranda, Himara, Durrësi, Lezha etj., do të ketë stacione të ankorimit dhe bregëzimit për mjetet lundruese.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI