Sot paradite në sallën e galerisë së arteve figurative ArtSaranda bashkia organizoi promovimin e librit të prof.Josif Papagjonit “Qytetit të lindjes, SARANDËS”.

Në këtë event kulturor ishin të pranishëm dhjetra pjesëmarrës, intelektualë dhe krijues, njerëz të artit, medias, arsimit, etj,.

Ishin të pranishëm edhe kryebashkiaku Adrian Gurma , deputetja Anila Denaj dhe kandidati i PS për kryetar bashkie në Sarandë, Oltion Çaçi.
Eventi i moderuar nga regjisori Vangjel Agora dhe gazetari Ermir Hoxha u çel nga autori prof.dr.Josif Papagjoni i cili foli për relacionin autor-vepër- qytet i lindjes, Saranda.

Duke folur në këtë event kryebashkiaku Adrian Gurma nën kujdesin e të cilit u mundësua financiarisht botimi me kontributin e Bashkisë libri, falënderoi autorin Papagjoni për prurjen e vlerave të kësaj vepre.


Më pas folës të ndryshëm si Xhorxhi Vasili, Sofokli Thomari, Anastas Gurma, Thoma Nika, Kristo Kauri, Miranda Birjani, Femi Sinani, Bardhyl Maliqi etj.,u ndalën në aspekte të ndryshme të vlerave të librit monografik “Qytetit të lindjes, SARANDËS” me autor prof.dr.Josif Papagjoni.

Eventi i promovimit ngjalli emocione edhe nga intepretimi i fragmenteve të ndryshme të librit prej moderatorëve Agora dhe Hoxha.


Promovimi i mësipërm u përmbyll nga një ligjëratë falenderimi dhe refleksioni mbi Sarandën nga autori prof.dr.Josif Papagjoni./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll