Kandidati i PS për kryetar Bashkie në Sarandë Oltion Çaçi, në ditën e parë zyrtare të çeljes së fushatës, takohet me gazetarët.
Çaçi shoqërohej në këtë takim bisedë nga deputetja Anila Denaj.

Takimi me njerëzit e mediave në Sarandë ishte nje bisedë e lirë gjatë së cilës Kandidati shprehu disa nga pikëpamjet e tij lidhur me raportin gezetarë-bashki, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme lidhur me vizionin e tij për prioritet e punës në promovimin e turistik të Sarandës si një destinacion kryesor turistik në Shqipëri.
Ndërkohë deputetja Denaj iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me investimet kapitale të qeverisë në Sarandë, duke u ndalur në burimet financiare ende të pashfrytëzuara financiare të kësaj bashkie.

Kandidati Çaçi ndau disa ide alternative lidhur me interesimin e gazetarëve për çështje të ndryshme me interes komunitar si problemtika e parkingjeve ne Sarandë, përmirsimin e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit, koncepti i poliqendrave urbane, dizajnimi i konceptit bashkohor për një qytet turistik, etj,.

Duke u ndalur në kërkesat e gazetarëve për komunikimin mediatik me gjasë, pozicionin e tij në krye të bashkisë Sarandë, Kandidati i PS Oltion Çaçi u shpreh se prononcimi i tij për mediat do të jetë i disponueshëm për mediat jo vetëm në bashki por edhe jashtë në mjediset publike të qtetit./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll