Në çdo bashki bregdetare të vendit gjatë sezonit turistik të këtij viti do të ketë stacione të përcaktuara ankorimi për mjetet lundruese, me qëllim ekonomik dhe turistik.Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se kjo është një masë thelbësore për sigurinë në det.“Vazhdojmë përgatitjet e sezonit turistik veror, ku shumë të rëndësishme janë stacionet e ankorimit për mjetet lundruese me qëllime turistike dhe argëtimi, si masë thelbësore për sigurinë në det”, tha ai.
Sipas Ramës “çdo mjet i tillë detar do ta ketë të përcaktuar korridorin e lëvizjes dhe vendin e ankorimit”.
“Aplikimet për menaxhimin e përkohshëm të stacioneve të ankorimit për çdo bashki janë hapur sipas një procesi transparent të koordinuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”, theksoi ai.
Ky është viti i parë që në bashkitë bregdetare të vendit, si Vlora, Saranda, Himara.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore