Besimtarët ortodoksë të Sarandës festojnë Pashkën, një ditë e shënuar e kalendarit fetar. Besimtarët ortodoksë, të mbledhur në mjediset e brendshem dhe te jashtme të Kishës së Shën Harallambiut në mbrëmjen e djeshme ndoqën ceremoninë e meshës së Shenjtë dhe kremtuan ngjalljen e Jezu Krishtit.


“Krishti u Ngjall! Vërtet u gjall !, me këtë urim besimtarët ortodosë pritën Pashkën, ditën e ngjalljes së Jezu Krishtit.


Qytetarë të shumtë , disa të mbërritur edhe nga emigracioni në Greqi, u mbledhën në Kishën e Shën Harallambit në Sarandë, ku ndoqën Meshën e Shenjtë liturgjinë në shqip dhe dhe greqisht (gjuha e minoriteit etnik grek) si dhe mesazhet e urimev te Kryeposhkepit Anastas.

Më pas, qindra besimtarë duke shpërndarë dritën e shenjtë tek njeri -tjetri përcollën atmofesrën e gëzar te paqes, solidaritetit dhe dashurisë duke u drejtuar për në banesat e tyre.

Kryepeshkopi Janullatos në mesazhin drejtuar të gjithë besimtarëve mes të tjerash tha se “le të lëmë që drita e Ngjalljes të ndriçojë jetën tonë dhe Shpirti i Shenjtë të na dhurojë qëndresë, durim, shpresë”.




Në ceremoninë festive të Pashkëve në Kishën e Shën Harallambit në Sarandë, krahas besimtarëve nuk munguan as figura publike e politike me familjet e tyre si: kryebashkiaku Adrian Gurma, kandidati për kryetar Bashkie Oltion Çaçi, deputeteja Anila Denaj, ish kryetari i bashkisë Sarandë, Stefan Çipa, kandidati i pavarur Gjergji Mërkuri, zyrtarë nga subjektet politike lokale ,etj,./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Nga Aleksandria e Athina në Londër: Rruga e një mendje krijuese nga Dhrovjani
Memorie.Trifon Xhagjika, poeti i pushkatuar nga regjimi komunist.’Atdheu lakuriq…’
Sarandë. “Rezidenca qeveritare”, pjesë e kampusit Eco-Smart “Poli i Zhvillimit Turistik”