Kryeministri Edi Rama kreu në orët e para të mëngjesit të sotëm një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apendisitit.
Ekipi i mjekëve që ndoqi operacionin e Kryeministrit bëri të ditur se ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme.
Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata në një prononcim për mediet dha detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë për heqjen e apendisitit.
“I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja postoperatore është stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Me metodën e laparaskopisë, koha e rikuperimit total do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar”, tha Gjata.
I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se kryesocialisti mund të dalë për 2 ose 3 ditë.
“Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht”, tha Gjata.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI