SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Në Foltore presin kush do ta zëvendësojë”. Koalicioni me Metën, Bejko: Berisha ka bërë një pabesi ndaj demokratëve

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se me koalicionin me partinë e Ilir Metës, Berisha ka bërë një pabesi ndaj demokratëve.

Sipas Bejkos, Berisha është i braktisur nga demokratët, madje edhe brenda Foltores po bëhen gati kush do ta zëvendësojë.

“Berisha është i braktisur nga demokratët, se ata e dinë që nuk ka perspektivë me non gratën dhe nuk është kjo më e keqja; Sali Berisha i ka futur PD thikën pas shpine. Është treguar i pabesë dhe po bën një gabim historik, është një pabesi që historia do ta gjykojë.

Ta marrësh PD dhe ta çosh me këta mbështetës te partia e Ilir Metës, kjo është thikë pas shpinës për demokratët. Edhe në foltore Berishën e quajnë në shkuar dhe po bëhen gati kush do ta zëvendësojë. Edhe në biseda me ne, se në një llogore kemi qenë, e thonë këtë”, u shpreh Bejko.///

error: