Banorët dhe turistët që do të vizitojnë Gjirokastrën kanë tashmë në dispozicion parkimin e madh nëntokësor. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky parking i përfunduar.
“Ky është parkimi nëntokësor prej 300 vendesh në Sheshin e Çerçizit në Gjirokastër”, theksoi Rama.
Parkimi i madh nëntokësor prej 300 vendesh i jep qytetit një qendër të madhe këmbësore, shmang trafikun nga Pazari i Vjetër, krijon një oaz të ri urban nën Sheshin e Çerçizit duke lidhur lagjen poshtë me qendrën dhe fuqizon profilin monumental historik të qytetit.Parkimi nëntokësor në Gjirokastër i jep një cilësi të re zonës historike.Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI