SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kandidati Oltion Çaçi takohet me stafin e shkollës. Shkolla “Antoni Athanas”, në kërkim të rrugëve për konsolidim dhe promovim në tregun turistik.

Përtej mureve të shkollës, pranë detit, kandidati Oltion Çaçi zhvilloi një takim me mësues dhe drejtues të shkollës “Antoni Athanas” dhe Zyrës Arsimore.

Edhe në këtë takim krahas komunikimit dhe vlerësimeve për stafin pedagogjik nga kandidati Çaçi, pohoi se “Antoni Athanas”, ende është në kërkim të nevojës për mbështetje edhe nga bashkia si dhe të rrugëve për konsolidim dhe promovim në tregun turistik.

“Sot me stafin pedagogjik te shkolles “Antoni Athanasi” organizuam nje takim ku u paraqiten problematikat që shoqërojnë këtë institucion arsimor. Nje ndër kërkesat kryesore ishte bashkëpunimi I Bashkise Sarandë për promovim dhe mbështetje ndaj shkolles. Një kërkesë tjetër ishte se duke qenë se Saranda eshtë një qytet turistik në shkolle i mungon guida turistike. -shprehet Çaçi.

Kërkesa tjetër e stafit ishin nevoja për projekte dhe trajnime për studentët e kësaj shkolle për të fituar eksperiencë. Një nga sugjerimet në këtë takim ishte edhe mabicia që kjo shkollë të njihet si akademi shkolle e larte dhe jo thjesht e mesme profesionale

Ndërkohë një nga shqetësimet dhe problematikat me serioze të momentit për këtë shkollë është edhe rënia e numrit të nxënësve, dukuri që haset sot në pjesën më të madhe të shkollave të çdo niveli në shkallë vendi.

“Me stafin pedagogjik të shkollës “Antoni Athanas” për të ndarë vizionin për një turizëm  i cili ka nevojë për më shumë mbështetje dhe investime.

Ne jemi të bindur se në bashkëpunim me organizatat më të mira ndërkombëtare turistike do të lobojmë për mbështetje me grante dhe programe trajnimi me standarde europiane për t’a shndërruar këtë institucion  në një qënder ekselence për gjeneratat  që do të investojnë dijet e tyre në këtë sektor.”-është shprehur në takimin e mësipërm, dhe vizionin e tij për zhvillimet turistike, kandidati për kryebashkiak në Sarandë Oltion Çaçi. /sarandaNews.al///

error: