Kandidati demokrat për kryetar bashkie në Sarandë Ardit Cikuli në turin e takimeve të shumta në Sarandë, Ksamil dhe fshatrat përreth ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në Sarandë në mjediset e një prej lokaleve të qytetit.

Cikuli sheh tek vajzat , gratë dhe nënat një potencial të veçantë për të ndryshuar bashkinë e Saradës, të cilën ai e cilëson si ‘shtëpia jonë e përbashkët’. Idetë e Cikulit lidhen me një përfaqësim gjinor të barabartë të institucionet lokale. Këtë kndidti Ardit Cikuli e ka përcaktuar si nje nga prioritetet e punës në katër vitet e ardhshme në krye të Bashkisë.

“Me zonja të mençura , që me punën e tyre i shërbejnë denjësisht komunitetit ku jetojnë. Fuqizimi i gruas në biznes dhe përfaqësimi gjinor i barabartë në institucionet lokale do të jetë në listën tonë të prioriteteve , për 4 vitet e ardhshme.-shprehet Cikuli duke theksuar se ” Vajzat , gratë dhe nënat kanë fuqinë të ndryshojnë shtëpinë e tyre të vogël, por dhe shtëpinë tonë të përbashkët.,Ndryshimi në duart e tua!-thekson kandidati demokrat i Rithemelimit që garçn për kreun e bashkisë Sarandë, krahas kandidatit të PS, Oltion Çaçi, të PD, Skënder Muço dhe të Pavarurit, Gjergji Mërkuri./sarandaNews.a///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI